Hotel Pavaresia Vlore

Address: L. Paversia, Rr. Kosova (Prane Portit Vlore)    Reservation Line: 00355 33430940                   

Udhetime Ditore

Qëndrimit në Hotelin “Pavarësia” i japin vlerë dhe vizitat në muzeumet kryesore të qytetit bregdetar të Vlorës për t`u njohur me historinë e tij si Muzeu i Pavarësisë i cili është pak metra nga hoteli, Muzeu Etnografik dhe Muzeu Historik në zonën historike të qytetit. Por duke qëndruar në Vlorë, në “Portën e Rajonit të Jugut” ka shume vende me interes për t`u vizituar brenda ditës. Hotel “Pavarësia” ju ofron informacion të detajuar dhe shërbimin e transportit për të vizituar si Kalaja e Kaninës, Manastiri i Zvërnecit, Porti i Jahteve në Orikum, Parku Arkeologjik Kombëtar “Oriku”, Parku Arkeologjik “Amantia”, Parku Kombëtar Llogorasë e të tjera vende me interes të lartë për vizitorët.


40060360Në mesin e gjirit të Vlorës, malet e larta i afrohen së tepërmi bregut duke e ndarë atë në dy pjesë. Në këtë zonë, paksa e tërhequr në thellësi, ngrihet një kodër 379 m e lartë, në të cilën gjenden rrënojat e një qyteti të vjetër, atij të Kaninës. Po këtu lugina e Lumit të Vlorës shtyhet deri në rrëzë të kodrës duke e lehtësuar tepër lidhjen e zonës bregdetare me hinterlandin. Faktor me rendesi ky, pasi më në jug malet fitojnë lartësi të madhe, ndërsa më në veri largësia midis bregdetit me luginën e Lumit të Vlorës rritet mjaft shpejt. Këto janë dhe kushtet që përcaktojnë rëndësinë strategjike të Kaninës, si ndaj kalimit nga pjesa jugore në atë veriore (dhe në të kundërt), po ashtu dhe ndaj lidhjes së trevës së Lumit të Vlorës me Gjirin e Vlorës. Qyteti i Fortifikuar i Kaninës është ngritur aty nga shekulli i IV p.e. sonë. Në të gjithë sistemin fortifikues dallojmë disa faza ndertimi që shtrihen në dy periudha, në periudhën antike si dhe në atë të periudhës mesjetare.


31150300Muzeu Kombëtar i Pavarësisë është krijuar në vitin 1936 në Vlorë dhe është muzeu i parë shqiptar. Ndodhet në ndërtesën ku ka qëndruar qeveria e parë shqiptare. Ambienti më i rëndësishëm i muzeut është zyra e kryeministrit shqiptar Ismail Qemali dhe salla e mbledhjeve të qeverisë së parë shqiptare. Muzeu konsiderohet si një objekt muzeal i pëlqyeshëm. Ai përbëhet nga 2 dhoma dhe 2 korridorë. Në të janë ekspozuar objekte origjinale të kohës që pasqyrojnë, dokumente të rëndësishme të periudhës së Rilindjes e të Pavarësisë, si dhe vepra të ndryshme arti kushtuar kësaj periudhe, pesha e së cilës i kalon caqet lokale. Ai ndodhet në jug të qytetit të Vlorës, në afërsi të portit. Ky muze 3 vjetet e fundit ka qene nje nga sitet me te vizituara ne rang kombetar fale punes se pa lodhshme te drejtorit zotit Krenar Shtino i cili ka mblellur shume materiale dhe foto nga patriotet Kosovar.


49_bigMuzeu Historik ndodhet në qendër të qytetit, në një godinë karakteristike vlonjate. I ndërtuar në vitin 1962, në të janë ekspozuar qindra objekte origjinale, të cilat përfaqësojnë dhe pasqyrojnë periudha të ndryshme historike, që fillojnë nga antikiteti dhe vazhdojnë deri në ditët tona. Kështu gjenden në muze shumë objekte arkeologjike që u përkasin qyteteve të ndryshme antike të rrethit të Vlorës, si: Orikut, Amantias, Ploçës, Olimpias, Kaninës etj.


llogara1Parku kombetar i Llogarase gjendet ne juglindje te qytetit te Orikumit dhe 37 km larg qytetit te Vlores. Ai permbledh nje siperfaqe prej 1,010 ha.Ajri i fresket e i shendetshem,pamja e mrekullueshme e drureve halore,fshati turistik dhe ujet e ftohte qe burojne nga brendesia e maleve i japin ketij parku vlera turistike e kombetare.Nga te huaj e vendas cilesohet si nje nga vendet me te bukura te Rivieres Shqiptare.Parku i Llogarase perbehet nga dru halore,pisha e zeze,bredhi,lisi ,dellenje e bute e robulli.Eshte shpallur monument natyror dhe kulturor ne vitin 1966,po ne ate vit ka marre dhe statusin e parkut kombetar. Prej disa vitesh ne park funksionojne nje sere objektesh turistike si hotele te vegjel, restorante, bare te hapura ne natyre, etj.,te cilet kenaqin kerkesat e turisteve.


Haxhi-AliShpella e Haxhi Alise eshte quajtur ndryshe shpella ilirike.Ka formen e nje kubeje me gjatesi 30 m , lartesi maksimale 18 m , gjeresi 12 m dhe arrin ne 10 m thellesi.Nga fundi i shpelles burojne ujra te embel.Thuhet se nje luftetar dhe detar i shquar Ulqinas i quajtur Haxhi Ali u strehua bashke me te birin ne kete shpelle.Prej aty ata sulmonin piratet e detit dhe duke bashkepunuar me barinjte,mbronin tregtaret dhe udhetaret qe kalonin nga ato ane.Populli Shqiptar i ka dedikuar edhe nje kenge ketij detari te famshem edhe sot anijet qe kalojne prane shpelles i bien sirenes ne nder te tij.Ne kete shpelle jane gjetur edhe shume objekte arkeologjike qe vertetojne se kjo shpelle eshte perdorur nga tregtare e kalimtare qe ne lashtesi.


gramaGjiri i Gramates (ose siç thirret nga vendasit, Gjiri i Grames) ndodhet rreze shpatit perendimor te Gadishullit te Karaburunit. Ne nje zone te pabanuar ku mund te arrihet kryesisht nga deti (rruga tokesore eshte shume e veshtire per shkak te terrenit malor dhe reduktohet ne nje shteg te ngushte kalimi mushkash) gjendet nje plazh i vogel natyror me gjeresi rreth 50 m.Ne antikitet qe nga shek. VI p.e.r. shkembinjte masive qe gjenden ne kete Gji kane sherbyer sigurore per ndertimin e qyteteve.Ne muret e tij te gurta, gjenden shkrime te marinarve qe i shprehin falenderimin perendise Poseidon. Aty gjenden emra perandoresh dhe personalitetesh, midis te cileve dhe emri i mbretit ilir Gent. Sot perben nje vlere unikale per detin e Mesdheut. Ne kete zone ndodhet gjithashtu edhe shpella e Grames, muret e gurta te se ciles permbajne vizatime dhe shkrime shumica e te cilave i referohen mikpritjes se vendasve.