Hotel Pavaresia Vlore

Address: L. Paversia, Rr. Kosova (Prane Portit Vlore)    Reservation Line: 00355 33430940                   

Historiku

Hotel Bar-Restorant “Pavarësia” i ka fillesat e veta në vitet 1994-1995 me hapjen e një restoranti të vogël dhe të këndshëm me një kuzhinë të bazuar kryesisht në produktet e detit.
Pasioni, dëshira dhe kontributi i përbashket i familjes Serjani bënë që restoranti të shndërrohet në një simbol të qytetit për klientët vendas dhe ata të huaj. Vitet kalojnë dhe puna e palodhur, vullneti bënë të lindë ideja e ndërtimit të një hoteli ku t´u ofrojnë miqve më shumë se sa thjesht një biznes, ngrohtësi familjare, shërbim perfekt dhe komfort funksional.
Qëndrimit në Hotelin “Pavarësia” i japin vlerë dhe vizitat në muzeumet kryesore të qytetit bregdetar të Vlorës për t`u njohur me historinë e tij si Muzeu i Pavarësisë i cili është pak metra nga hoteli, Muzeu Etnografik dhe Muzeu Historik në zonën historike të qytetit. Por duke qëndruar në Vlorë, në “Portën e Rajonit të Jugut” ka shume vende me interes për t`u vizituar brenda ditës. Hotel “Pavarësia” ju ofron informacion të detajuar dhe shërbimin e transportit për të vizituar si Kalaja e Kaninës, Manastiri i Zvërnecit, Porti i Jahteve në Orikum, Parku Arkeologjik Kombëtar “Oriku”, Parku Arkeologjik “Amantia”, Parku Kombëtar Llogorasë e të tjera vende me interes të lartë për vizitorët.